“Heqja e kufirit në mes të “Serbisë dhe Shqipërisë” është tentim i aneksimit. Është e pabesueshme që po ndodh diçka e tillë, mirëpo kjo pritet nga Edi Rama dhe Haradinaj”, ka deklaruar ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin.

“Megjithatë, e gjithë bota po heshtë për këtë, e gjithë bota bëhet sikur asgjë nuk ka ndodhur. Nuk ka thënë Rama se do t’i heqë kufijtë në mes shteteve, ai po i heq kufijtë në mes të shqiptarëve. Ka thënë do t’i hapë kufijtë ndaj Malit të Zi, Maqedonisë Veriore, Greqisë, atje ku jetojnë shqiptarët. Ai po e krijon “Shqipërinë e Madhe”, ka thënë Vulin për televizionin serb TV Pink.

“Duhet sa më parë të kemi kufirin e mbrojtur mirë që “Shqipëria e Madhe” të mos zgjerohet. Ajo që është posaçërisht interesante është se Brukseli dhe NATO po heshtin, ata këtë e kanë dashur dhe e kanë përkrahur. Këtë shqiptarët kurrë nuk do ta bënin pa ta”, ka thënë Vulin.

Vulin ka thënë se kishte dashur që kryetari i Serbisë Vuçiq të arrijë ta bëj kufizimin. “Mirëpo nuk ka gati kurrfarë shanse që të arrihet marrëveshja me shqiptarët. Nëse dikur ka pasur, pas këtyre reagimeve të NATO-s dhe heshtjes së BE-së, me siguri më nuk ka asnjë shans”, ka përfunduar ministri serb.

Loading...