Për një kohë të shkurtër u pëlqye dhe mori emrin e së famshmes menjëherë.

Është kjo Arjola Demiri, ndër fytyrat më të dashura dhe më të ndjekura ngado ku ka shqiptar, shkruan Kosovarja.

Roli i “Xhbanës” në serialin “O sa mirë”, e nxjerri në pah më shumë se kurrë, dhe që nga ai moment nuk u harrua, e sidomos tani që më nuk është pjesë e serialit, u bë më se e ndjekur.

Ndjekjet e publikut ndaj saj e kanë “detyruar” të jetë më e aktivizuar në rrjetet sociale duke njoftuar fansat e saj më me të rejat e saj.

Së fundi, ka ardhur me disa kolazhe të fotografive mjaft mbresëlënëse. Përveç që paraqiti pamjen e saj në dy fotografi perfekte, ajo nuk la anash as fëmijët e saj.

E, detaji që ra në sy tek veshjet e fëmijëve, ishte veshja tradicionale, duke iu përçuar edhe atyre traditën dhe kulturën, dhe duke i bërë që mos ti harrojnë kurrë.

Veprim e gjest më me vend moti nuk është parë. Të lumtë Arjola. /Kosovarja/