Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, nuk e ka pasur nismë të mirë në vitin 2016, i cili ka pësuar një lëndim në takim me Sampdorinë e Genoas. Ai është pjesë e Genoas, por nuk e filluan mirë këtë vit, pasi si vendas pësuan humbje me rezultat 2:1, në takimin e javës së 18-të në Serie A. Mirëpo, Xhemaili u detyrua të lëshoi fushën në pjesën e dytë, pasi që ka pësuar një lëndim në qafë, raporton Sky sport. Ai është dërguar në spital i është vendosur një mbrojtëse në qafë, për ta shikuar më në detaje natyrën e lëndimit. Pritet të dihet më saktësisht se sa do të mungojë futbollisti shqiptar, ndryshe anëtar i kombëtares së Zvicrës.

Loading...