Arbër Zeneli i mbush sot 24 vjet, një ditë pasi shkëlqeu në paraqitjen e tij të parë si titullar për klubin e tij të ri Stade de Reims në Ligë 1 të Francës.

Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018 – ai i cili e udhëhoqi vendin drejt sigurimit të një vendi në play-off për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020 dhe drejt promovimit në Ligën C të Ligës së Kombeve – feston sot 24 vjetorin e lindjes në një klub dhe ligë të re, shkruan Gazeta Express.

Reims ia ka uruar atij ditëlindjen në rrjetet sociale duke e lartësuar paraqitjen e tij të dielën kundër Montpellier.

“Sulmuesi më vendimtar dje, mesfushori i ri sulmues i Reims sot mbush 24 vjet. Urime ditëlindjen, Arbër!”, shkroi Reims në Facebook.

Kosovari e shënoi golin e tij të parë në fanellën e klubit franez, duke i ndihmuar Reimsit ta mposhtë 4:2 Montpellierin në një ndeshje të Ligë 1, ku edhe kontribuoi me një asist po ashtu.

Zeneli e kompletoi kalimin nga Heerenveni në Reims në fund të afatit kalimtar dimëror, duke u larguar nga liga elitare holandeze, Erevisie, si asistuesi më i mirë, me nëntë asiste dhe tri gola në 17 paraqitje

Që prej mbërritjes së tij në Reims më 26 janar, 24-vjeçari ka luajtur 18 minuta kundër Olympic Marseille, 6 kundër Toulouse, 40 mundër Rennes dhe 90 minuta të plotë kundër Montpellier.

Ai tani regjistron një gol dhe dy asiste për Reims. /Gazeta Express/