Ejup Berisha

Z. Talat unë jamë në pritje të përgjigjes tuaj lidhur me ofertën time publike drejtuar juve që të bëhem Këshilltar politik në institucionin ku ju jeni njeriu i parë i Kuvendit të Republikës. Dhe çuditërisht në vend të përgjigjes tuaj unë po ballafaqohem me injorim apo dhe anashkalim total dhe të pakuptueshëm nga ana juaj. Ndërsa sa për informim të drejtë dhe objektiv të opinionit ju si figurë publike e keni për obligim moral dhe juridik që të më ktheni përgjigje mua për atë se athua vallë e pranoni apo dhe e refuzoni ofertën time drejtuar juve para dy vitesh. Z. Xhaferi unë atëher në atë kohë dy herë adresova ofertë deri te ju se dua të bëhem këshilltar i juaj politik por ju prej atëher e deri sot nuk mu përgjigjët as gojarisht e as me shkrim. Unë tua themë të vërtetën prisja se ju do të angazhoni dikë atje në shërbimin për informim që të më kumtojë një përgjigje tuajën çoftë pozitive, çoftë negative për ofertën e bërë deri te ju por kot përgjigje nuk kamë marrë as privatisht e as publikisht. Unë Z. Xhaferi nëse ju kujtohet u pata shkruar se mund të bëhem këshilltari juaj politik dhe prej vitit 2016 kot po e pres përgjigjen tuaj. Tua themë të vërtetën nuk jamë mësuar që dikush të mi injoroj ofertat dhe kërkesat e mija reale dhe të arsyeshme prandaj habitem se pse ju nuk më keni kthyer akoma përgjigje. Këto të fundit çofshin pozitive apo dhe negative pa ju trembur aspak syri i japin njerëzit të cilët kanë kultivuar dhe e kanë zhvilluar burrërinë. Të gjith meshkujt nuk kanë burrëri edhe pse e kanë formën e burrit. Burrëria sipas kësaj që e thashë më shumë është qështje faktike sesa formale. Nëse e ka atë ndonjë mashkull ok nëse nuk e ka është shumë problem.Burrëria pra Z. Kryetar i Parlamentit është virtyt kulmor njerëzor e cila meshkujve ju jep jo vetëmse formë dhe përmbajtje por ajo atij i jep edhe vlerë. Prandaj Z.Talat dëshmo se e posedon këtë virtyt dhe më kthe përgjigje sa më shpejtë që është e mundur pra shkurt e shqip bëhu burrë Z. Talat Xhaferi.

Loading...