Kryeministri Zoran Zaev, duke e komentuar deklaratën e djeshme të Hristian Mickoskit dhe qëndrimin ndaj Marrëveshjes tha se lideri i VMRO-DPMNE-së nga njëra anë para përfaqësuesve ndërkombëtarë thotë se është konstruktiv dhe se është për BE dhe NATO, por nga ajo që e tha dje kur nuk bëri thirrje për protestë, por për rezistencë, me çka e tregon rrugicën nëpër të cilën ithtarët e tij duhet të shkojnë, është t’u bashkangjiten protestave.

“A do të thotë kjo se do të bëjnë tjetër 27 prill. Atë sigurisht nuk do ta lejojmë. Çkado që bëjnë, ata i shkaktojnë vetëm dëm Maqedonisë. Kur njeriu nuk ka qëndrim, kjo është e dëmshme edhe për një parti më të vogël politike, ndërsa për partitë e mëdha është katastrofale. Ai hyn nga një problem në tjetrin, por më e keqja është që ato probleme bëhen probleme të shtetit. është e pakëndshme ndjenja nga ajo që ai e prodhon – deputetët të kalojnë nëpër një dramë të caktuar. Çdo kërcënim dhe përhapje e urrejtjes, çdo aktivitet i palejuar i cilit do qytetar pres që MPB ta sanksionojë në pajtim me ligjin. Njerëzit të cilët besojnë në Marrëveshjen dhe të ardhmen e Maqedonisë kalojnë nëpër ferr dhe kjo është prodhuar nga z. Mickoski dhe partia e tij. Jo vetëm që nuk e ndihmon Maqedoninë, por bën pasoja të paparashikueshme dhe lë gjurmë në shoqërinë tonë”, tha Zaev në konferencën për shtyp pas promovimit të certifikatës për operatorin e parë të autorizuar ekonomik.

Zaev deklaroi se nuk ka pritur një papërgjegjësi të tillë, por se secili në fund do të duhet ta bartë përgjegjësinë e vet.

“Opozitë e fuqishme do të thotë edhe përgjegjësi për shtetin, ndërsa këtu nuk ka diçka të tillë”, vlerëson kryeminsitri Zoran Zaev.

Loading...