Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryetari i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Koço Angjushev , ministri pa resor i ngarkuar për investime të huaja, Bardhyl Dauti, ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Lupço Nikollovski, ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski dhe këshilltarja për bujqësi e kryetarit të Qeverisë së RMV, Lençe Nikollovska,  dje kishin takim pune me 40 përfaqësues nga më shumë ndërmarrje të cilat janë të interesuara të investojnë në fushat e ndryshme në të cilat punojnë dhe janë pjesë  e  Odës ekonomike dhe industriale të Tiranës.

Kryeministri Zaev u uroi mirëseardhje investitorëve potencial në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila siç theksoi është i njëjti vend mik i Shqipërisë dhe shprehu falënderim të thellë që Shqipëria ishte një ndër vendet të para që ratifikuan Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

„Dua të shfrytëzoj rastin të ju inkurajoj që të rrisni tregtinë, investimin e ndërsjellë, ju këtu në Maqedoninë e Veriut, ne në Shqipëri dhe të bashkëpunojmë. Jemi shumë vende të afërta, popuj të afërt, kemi probleme të njëjta, shpresa të njëjta për ardhmërinë, së bashku hapërojmë drejt BE-së dhe si vende me qëllime të njëjta euroatlantike kemi mundësi të madhe për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik dhe tregtar. Shembujt pozitiv që i keni në Shqipëri duhet ti përcjellim këtu që ti inkurajojmë qytetarët tanë për përfitimet nga NATO“, tha kryeministri Zaev.

Si prioritet i Qeverisë në drejtim të zhvillimit të biznesit rajonal, kryeministri Zaev theksoi përmirësimin e lidhjeve të infrastrukturës midis dy vendeve, nëpërmjet hekurudhës dhe projekteve të tjera serioze të investimeve në infrastrukturën rrugore.

„Punojmë në përgatitjen e kërkesës për investime dhe mundësi që të lidhemi me hekurudhë, nga porti i Durrësit në drejtim të pikë kalimit tonë kufitar nga Kërçovaa, të cilën duam ta ndërtojmë, deri në Shkup dhe më pas në drejtim të Sofjes, e nga Deti i Zi në Bullgari dhe në Stamboll, me çka do hapet tërësisht Korridori  8. Punojmë në projekte serioze  të cilët janë investime në infrastrukturën rrugore dhe do të ndihmojnë shumë në pasurimin e lidhjes infrastrukturore me rrugë mes dy shteteve.

Kemi shpresë se nga fundi i muajit mars dhe fillimi i muajit prill do të hapim edhe One Stop Shop-in e parë mes Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut ku do të përgjysmojmë kohën e pritjes së kamionëve, mallrave si dhe udhëtarëve. Kjo do të thotë që në një zyrë me doganë të njëjtë do të mund të kryhen të gjitha procedurat dhe dokumentacionet që janë të rëndësishme për qarkullimin e mallrave, që realizohet ndërmjet dy vendeve tona“, tha kryeministri Zaev.

Kryetari i Odës ekonomike dhe industriale të Tiranës, Nikolin Jaka në fjalimin e tij iu falënderua kryeministrit Zaev për mundësinë që të ndajnë shembujt pozitiv nga Shqipëria dhe për punën e deritanishme të Qeverisë e cila me Marrëveshjen e Prespës siguroi stabilitetin e shtetit por edhe për zbatimin e Ligjit për Gjuhët me çka ritet potenciali për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve dhe theksoi nevojën për veprim të përbashkët në rritjen e prodhimtarisë, vërtetimin e sektorëve komplementar si turizmi malor në Maqedoninë e Veriut dhe turizmi detar në Shqipëri, eliminimi i të gjitha barrierave dhe krijimi i klimës për bashkëpunim dhe besim të ndërsjellë.

„Përballеmi me plakjen e popullsisë, kemi fenomenin e shpërnguljes së të rinjve nga vendet tona, dhe kjo shkon në dëm për vendin tonë, ekonominë dhe kapitalin njerëzor. Ekonomia është gjenerator i zhvillimit të shtetit, prandaj duhet të risim prodhimtarinë, të shohim kush janë sektorët komplementar dhe të përgatisim plan strategjik për sipërmarrje dhe ekonomi stabile për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, nëpërmjet një platforme zhvillimore për tre vendet, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Ekzistojnë shumë gjëra që na lidhin, kemi ekonomi komplementare me të cilën do të anashkalojmë deficitet dhe pengesat e shumta në rajonin e Ballkanit dhe jashtë tij“, tha kryetari i Odës ekonomike dhe industriale të Tiranës, Nikolin Jaka.

Nga takimi me temë „Zhvillimi i biznesit të përbashkët rajonal mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë“ përveç rritjes së bashkëpunimit të biznesit rajonal në mes dy shteteve, paraqitjes së përbashkët në tregjet e huaja dhe mbështetjes së ndërsjellë në ekonomi, dolën edhe shumë iniciativa konkrete si zhvillimi i turizmit të Liqenit të Ohrit nëpërmjet lëvizjes së lirë në Liqenin e Ohrit; në fushën e sektorit energjetik dhe burimeve energjetike të ripërtritshme, zvogëlimin e premisë për energji elektrike nëpërmjet hapjes së qendrave fotovoltaike  dhe mundësi për investim në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në 200 megavat energji solare fotovoltaike. Në sferën e komunikimeve arritje e marrëveshjeve me Komunitetin energjetik evropian, për uljen e roamingut nga 30 %  me detyrim deri në vitin 2020 të arrihet në 0 roagming ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe krijimin e infrastrukturës për operatorin e tretë celular që do ofrojë kualitet shtesë për shërbimet e qytetarëve.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Odave Ekonomike, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë  e Veriut, Fatos Reka, diplomatë, këshilltarë nga Qeveria dhe konsulenti ekonomiko-politik Fatos Mustafa.