Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka komentuar ngjarjen e fundit tragjike në Llaskarcë të Shkupit, ku kanë humbur jetën 13 persona kurse mbi 20 persona tjerë janë të lënduar nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit të linjë Shkup-Gostivar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ngushëllime për të afërmit për humbjet e jetëve. Nga dhimbja nuk kam fjalë për të thënë që të mundohem t’i ngushëlloj më të afërmit e viktimave dhe të lënduarve” shkruan mes tjerash Zaev.

Ai thotë se insititucionet e shtetit janë të mobilizuar prej në fillim për të ndihmuar të lënduarit. /Telegrafi/

Loading...