Qendra e Brukselit ishte pothuajse bosh në natën e së shtunë, ku ishin mbyllur restorantet dhe baret, pas një alarm për sulme terroriste të ngjashme me ato në Paris, raporton BBC. Ushtarët patrullonin rrugët në ndjekje të vazhdueshme për të arratisurin, Salah Abdeslam, i cili kërkohet në lidhje me sulmet e javës së kaluar.

Miqtë e tij kanë thënë se ai gjendet në zonën e Brukselit, duke u përpjekur për të ikur për në Siri. Qyteti ishte një bazë për sulmuesit e militantëve të Shtetit Islamik, të cilët vranë 130 njerëz në Paris.

Autoritetet belge kanë vendosur në Brukselin në nivelin më të lartë të gatishmërisë, në orët e vonshme të së premtes.

Kryeministri Charles Michel ka thënë se në bazë të dhëna mjaft të sakta, disa individë me armë dhe eksplozivë mund të marrin ndonjë sulm, ndoshta edhe në disa vende të populluara. Kurse, njëri nga personat që natën e sulmit në Paris, ka dërguar, Salam të Abdeslam në Belgjikë, i ka thënë avokatit të tij se ai ishte i veshur me një xhaketë të madhe dhe mund të ketë pasur një rrip vetëvrasës në brez./Bota sot