Pas ndryshimeve të shumta këtë sezon të ri, faqja zyrtare e “The Voice Kids Albania” ka zbuluar në rrjetin social Instagram datën kur do të nisë emisioni.

“The Voice Kids” do të gozhdojë më 18 janar të gjithë shikuesit para ekranit, ndërkohë që është bërë e ditur që në vend të moderatorit Ledion Liço do të jetë Dojna Mema.


Gjithashtu, Eneda Tarifa është larguar nga juria, duke ia lënë vendin këngëtares Arilena Ara, e cila këtë vit do të jetë në trupën e gjykimit së bashku me Miriam Canin, Aleksandrin dhe Renis Gjokën.

Loading...