Zëdhënësi i MPB Toni Angelovski nga vendi i tragjedisë theksoi së për momentin po përcaktohet shkaku i aksidentit tragjik.

“Për fat të keq, ndodhi një tragjedi e madhe, kemi shifrën prej 13 të vdekurve, tridhjetë të plagosur. Inspektimi është në vazhdim, në vendin e ngjarjes është edhe prokuror publik. Këtu ishte edhe ministri i MPB-së Oliver Spasovski i cili shkoi në spital së bashku me ministrin Filipçe. Ne do të japim informata më të hollësishme kur të kemi. Kemi biseduar edhe me shoferin, ai është aktualisht në spital. Është shumë herët të përcaktohet shkaku i vërtetë i aksidentit, “tha Angelovski.

Loading...