Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, ka thënë se deputetët e përjashtuar të VMRO-DPMNE-së, janë duke kontaktuar dhe po ju bëjnë presion deputetëve të VMRO-së, ata të cilën kanë vendosur të mos votojnë ndryshimet kushtetuese, raporton SHENJA.

Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-së

“Gjatë 24 orëve të fundit, pushteti po bën presion të ashpër ndaj deputetëve, familjarëve dhe miqve të tyre, që ata ti përkrahin ndryshimet kushtetuese. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, disa ish deputetë të partisë tonë, janë kërcënuar me raste që janë pjesë e përndjekjes politike. Janë kërcënuar me lirinë e tyre, prandaj janë detyruar që tu lajmërohen deputetëve, familjarë të tyre dhe miqve të tyre.

Kundër këtyre personave që janë nën presion për të punuar për Zaevin, ekzistojnë akuza dhe raste gjyqësore të konstruuara. Ata që nuk arritën të bëjnë ballë, në këtë mënyrë luftojnë për ekzistencën e tyre. Por, Maqedonia është më e rëndësishme për gjithçka. Më e rëndësishme se fati personal. Prandaj u bëjmë thirrje që të mos i pranojnë sygjerimet dhe të mos u bëjnë presion deputetëve të VMRO-së që tashmë kanë marrë vendim për të mos votuar ndryshimin e Kushtetutës dhe emrin”

Loading...