Pas zgjedhjes së u.d. Doc. Dr. Hysni Ismailit në krye të degës së Tetovës, Lëvizja BESA ka filluar fuqishëm që të zbret në terren duke riformuar dhe riorganizuar gjitha nëndegët e saja në degën e Tetovës.
Sipas informatave jozyrtare, marrim vesh se BESA në Tetovë deri më tani ka bërë riorganizimin e nëndegëve siç janë: nëndega Teteks1, nëndega Poroj, nëndega Çarshia e Epërme, nëndega Tetovarja, nëndega Reçica e Vogël, nëndega Bregu i Diellit si dhe formimi i Forumit të Gruas në degën e Tetovës. Gjithashtu, sipas informatave jozyrtare marrim vesh se së shpejti pritet riorganizimi i disa nëndegëve dhe themelimi i Forumit Rinor të partisë së Afrim Gashit.
Vlen të theksohet se pas emërimit të Doc. Dr. Hysni Ismaili në krye të degës Tetovë, Lëvizja BESA fuqishëm po depërton në terren duke e kthyer shpresën tek tetovarët se me BESË mund të bëhet dallimi. Shumë qytetarë tetovarë, tani më kanë filluar të rreshtohen në radhët e BESËS, gjithmonë kjo po është shtytje dhe bindje se BESA çdo ditë e më tepër po hy në zemrat e shqiptarëve, shkruan besabesë.