Burime nga burgu i Shutkës kanë thënë se disa shqiptarë e kanë ndalur Esat Kafegjollin kur e ka sulmuar Mile Janakievskin në burgun e Shutkës.
“Ishin disa shqiptarë të Haraçinës që ia morën nga dora”, kanë thënë këto burime.

Paraprakisht,familjarët e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës që gjenden në burgun e Shutkës, në një deklaratë për Gazetën Lajm, kanë dalur me sqarim lidhur me incidentin që ka ndodhur sot, ku janë rrahur ish ministrat e VMRO-së, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski.
“Sot ne mengjes ne burg Lirim Krasniqi e ka rre Spiro Ristevskin, sepse ky i fundit ka thone kem me i zhduk shkollat shqipe.
Ndersa ne ora 14:00, Esat Kafegjolli e ka rreh Mile Janakievskin sepse e ka quajt terrorist shqiptar”, kanë deklaruar për Gazetën Lajm familjarët pasi kanë rënë në kontakt me të afërmit e tyre në burg.

“Lirim Krasniqi e ka përgjakur Spiro Ristovskin, kurse Kafegjolli e ka rrëzuar Janakievskin me dy grushta në tokë”, kanë thënë burime tona nga burgu i Shutkës.