Akademiku Izet Zeqiri ka reaguar lidhur me tezat e fundit skajshem tendencioze dhe te rrezikshme te gazetarit maqedonas Vasko Eftov, i cili shkruan se gjoja “shqiptarët janë 20%” në Maqedoni. ‘’Numri i popullësisë është kategori dinamike dhe paraqet nevojë ekonomike dhe shoqërore për çdo vend të botës. Por vetem te ne në Maqedoni numri i popullësisë është kategori dhe nevojë politike sepse të drejtat e shqiptarëve janë të lidhura me numrat e tyre’’.

Zeqiri mes të tjerave tregon se një statistikë e qartë në lidhje me natalitetin dhe mortalitetin e gjithë popullatës në Maqedoni tregon qartë tendencat e tyre për zvogëlimin e numrit të shqiptarëve si dhe asimilimin e të tjerëve. ‘’Duke analizuar natalitetin dhe mortalitetin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë sipas përkatësisë etnike me regjistrimet nga viti 1948 e deri me regjitrsimin 2002 do të shohim tendencat e lëvizjes së popullësisë nga e cila rrjedhë rritja apo zvogëlimi i numrit i shqiptare nuk është si rezultat i asimilimit të turqve, torbeshëve dhe romëve sepse tendencat janë rritëse te të gjithë bashkësit etnike ne Maqedoni. Tezë shumë e gabuar e gazetarit EfTOV dhe analistëve tjerë. Shih statistikat nga viti 1948 e deri 2002 ku shifet qartë se nuk bëhet fjalë për asimilim por rritje natyrale’’, thekson më tej akademik, Izet Zeqiri.

Ndërkohë, gazetari maqedonas Vasko Eftov  në  emisionin e tij “Vo Centar”, prezantoi teorinë e VMRO-DPMNE-së  dhe kryeministrit, Nikolla Gruevski  se në  Maqedoni popullata shqiptare është  nën 20 përqind shkruan Zhurnal. Me këtë  shqiptarëve ju ndalohet përdorimi i  gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar dhe Marrëveshja e Ohrit shpallet e vdekur. Eftov doli me teori shokante  se shqiptarët artficialisht  i kanë  asimiluar turqitë , torbeshët  dhe romët që  në  realitet del e kundërta se në  Maqedoni një  pjesë  e madhe e shqiptarëve deklarohen se janë  turq që  në  fakt  janë  me shekuj shqiptarë.