32-vjeçari me inicialet I.S nga Gostivari, dje (8 janar 2019) ka bërë një kallëzim në stacionin policor të Gostivarit.

Ai ka paraqitur rastin e zhdukjes së motrës së tij 28-vjeçare me inicialet Sh.T, informon Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, transmeton Tetova News

28-vjeçarja është larguar pardje nga shtëpia e tyre në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, rreth orës 18 dhe nuk është kthyer më.
Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e të zhdukurës./tetova.com