Modelja e famshme e Viktoria’s Secret, Gigi Hadid, ka pozuar për fushatën e re të modës së Stuart Weitzman për sezonin pranveror 2016. 20-vjeçarja ka pozuar në shoqërinë e kolegeve të saj, Joan Smalls dhe Lily Aldridge, ndërsa në trupin e tyre kishin vetëm sandale ‘Nearly Nude’ të Stuart Weitzman.

Fotografia është krahasuar me atë të vitit 1989, kur ngjashëm kishin pozuar Cindy Crawford, Naomi Campbell, Stephanie Seymour, Christy Turlington e Tatiana Patitz.

Kjo nuk është hera e parë që këto modele kanë pozuar pa rroba, ndërsa Hadid e ka treguar trupin e saj edhe për reklamën Velvet Orchid të Tom Ford. Smalls ka pozuar në të kaluarën për kalendarin Pirellit, ndërsa Aldridge për librin “Angles” të Russell James.

gigi hadid dhe dy kolege modele e madhe