Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar në emisionin “Argument” në TVM2 ka theksuar qëndrimet partiake lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe zgjedhjet presidenciale.
Takimet e liderëve të fundit sipas Ziadin Selës janë qesharake, sepse po bëjnë humor duke e treguar profilin si duhet të jetë kandidati e jo emra.

Lideri i ASH-së theksoi se kandidati për President, edhe pse thuhet që mund të mos jetë partiak, ai mund të jetë i tillë.

Sela shprehu frikën se fenomeni i VMRO-DPMNE mund të shfaqet edhe tek regjimi LSDM-BDI. Sipas tij, VMRO-ja kishte të gjitha pushtet dhe jo pushtetet e ndara, ajo kontrollonte gjithçka. Andaj halli sipas Ziadin Selës është që tani LSDM-ja do të tentoj të ketë Presidentin në kontroll ashtu siç kishte VMRO-ja.

Ai pontencoi se shqiptarët kanë humbur besimin tek institucioni i Presidentit, andaj duhet ta fitojnë dhe duhet të kenë përfaqësim. Sela sqaroi se Presidenti ka kompentenca për emërimin e gjeneralëve, ku asnjëri sështë shqiptar, gjithashtu edhe ambasadorët ku ka përfaqësim të dobët tek diplomacia shqiptare.