Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka qëndruar sot në fshatrat e komunave të Velesit dhe Çashkës, ku është njohur drejtpërdrejt me problemin e mungesës së mësimit në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të këtyre vendbanimeve, informon INA.

Ai ka vizituar sidomos fshatrat Starigrad dhe Banjicë, ku fëmijët shqiptarë të këtyre vendbanimeve mësojnë në gjuhën maqedonase.
Kreu i ASH-së ka shfrytëzuar rastin që për këta fëmijë të ndajë Abetaret e unifikuara shqiptare, me qëllim që ata të fillojnë të mësojnë shkronjat shqipe. Ziadin Sela gjithashtu theksoi nevojën e mbështetjes së këtyre vendbanimeve, me qëllim të sigurimit sa më të shpejt të mësimit në gjuhën shqipe. (INA)