Katër fëmijë të vegjël gjetën vdekjen kur një zjarr përfshiu shtëpinë e familjes së tyre në Westlands Midlands të Anglisë, gjatë orëve të hershme të ditës së martë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Riley Holt (8), Keegan Unitt (6) dhe vëllezërit e motrat e tij Tilly Rose (4) dhe Olly (3) vdiqën në zjarr në Sycamore Lane në zonën Highfields të Stafford.

Një fëmijë i pestë, i quajtur Jack (2), u arratis nga një dritare e katit të parë së bashku me nënën e tij Natalie Unitt dhe partnerin e saj Chris. Ata mbeten në spital me lëndime jo të rrezikshme.

Një banor vendas përshkroi se si flakët filluan të shfaqen nga një dritare lart, rreth orës 2.40 të martën.

Mediat shkruajnë se edhe një zëdhënës i Policisë së Staffordshire ka konfirmuar vdekjen e katër fëmijëve.

Mësuesit i përshkruan fëmijët si “të lumtur, të dashur dhe të gjallë”.

Loading...