Një person i komunitetit serb nga fshati Jabuka të Zubin Potokut ka raportuar në polici se nga stalla e tij persona të panjohur i kishin vjedhur dy krerë gjedhe si dhe veturën e tij, e cila kishte qenë e parkuar jashtë oborrit të shtëpisë.

Bëhet e ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.

Loading...