Ndërtimi i rrugës rajonale nga Sllupçani deri në Bellanoc që lidh pikën kufitare Maqedoni-Kosovë, ka filluar para dy vitesh por dinamika e punimeve që po kryhen në malësinë e Karadakut nuk jep shumë shpresë se ndërtimi mund të përfundojë në afatin e paraparë gjatë vitit 2016. Ekipi ynë vizitoi një pjesë të rrugës ku po zhvillohen punimet, por hasëm në makina të parkuara të ndërmarrjes punuese, me arsyen e shirave të ditëve të fundit. Qytetarët e Komunës së Likovës thonë se punuar di[ka por autoritetet mbeten ende larg realizimit brenda vitin 2016.

Nga ana tjetër, kreu i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku deklaroi për Alsat M se Komuna luan vetëm rolin e logjistikës me këshilla eventuale dhe vëzhgon dinamikën e punimeve, ndërkohë që finalizimi i projektit varet vetëm nga kompania dhe nxitja e qeverisë.

Punimet për rrugën rajonale Bellanoc-Stanciq filluan në fund të vitit 2013 dhe premtimet ishin se rruga do të përfundonte për 2 vite. Por, tani mbetet të shihet nëse rruga do të përfundojë të paktën në 2016./ALSAT-M

Fatlum Aqifi