Barcelona e ka bërë transferin e tretë më të shtrenjtë në historinë e saj. Tashmë është zyrtare se futbollisti i huazuar në skuadrën kineze, Guangzhou, braziliani Pauliho, është shitur për 42 milionë euro. Paulinho kishte kaluar në radhët e Barcelonës në vitin 2017 për 40 milionë euro. Para transferit të Paulihos si shitje më të shtrenjta të Barcelonës janë ato të Neymarit në PSG (222 milionë euro) dhe Luis Figos, i cili për 60 milionë euro ishte shitur në Real Madrid në vitin 2000.

Loading...