Futbollisti i talentuar, Taulant Seferi ka zgjatur kontratën me skuadrën kampione të Zvicrës, Young Boys deri në verën e vitit 2020.

Lajmi bëhet i ditur të premten nga mediat zvicerane, transmeton gazeta Lajm.

Talenti i madh kumanovar, Seferi aktualisht është duke luajtur në formë huazimi te skuadra e ligës së dytë të Zvicrës, Winterthur, një prej ekipeve më ambicioze për të hyrë në Superligën e Zvicrës.

Në 16 ndeshje për FC Winterthur ka shënuar 6 gola, 2 asistime.

Kujtojmë se, Seferi pati ardhur te YB në vitin 2015, kurse për shkak të lëndimit ai luajti vetëm 116 minuta në fushë, në nëntë ndeshje konkurruese.

Talenti shqiptar Seferi është pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë./lajm

 

Loading...